Mbrëmja e fundit e spektaklit “Big Brother VIP Albania 5” ka qenë padyshim një nga netët më të ngarkuara me tensione, surpriza dhe akuza të forta që arritën deri në ndërprerjen e transmetimit.
Gjithçka nisi me një moment mjaft emocional, teksa u transmetua linja e jetës së Selin, për të vijuar më pas me një surprizë nga nëna e saj.
Por, ajo që duhej të ishte një takim i ngrohtë mes nënë e bijë, mori një rrjedhë krejtësisht të papritur kur e ëma i kërkoi kategorikisht Selinës të ndërpriste garën dhe të largohej me të.
Sipas saj, shkak për këtë kërkesë drastike ishin deklaratat e rënda nga ana e Rogertit dhe Mirit, të cilët sipas pretendimeve të saj, i kishin përdhosur imazhin jashtë.
Kjo situatë e paprecedentë dhe refuzimi i nënës për të bërë pas, shkaktoi një kaos të vërtetë, duke bërë që produksioni të ndërpriste transmetimin e drejtpërdrejtë për rreth një orë.
Pas rikthimit të lidhjes, Selin mori vendimin disi të çuditshëm për të qëndruar në shtëpi dhe për të vazhduar lojën, duke mos e plotësuar dëshirën e nënës së saj.
Por dinamikat nuk u ndalën me kaq, pasi një tjetër moment i rëndësishëm ndryshoi rrjedhën e lojës. Gjatë spektaklit, Brikena fitoi një avantazh të madh, i cili i dha mundësinë për të zgjedhur një banor me të cilin do të përballej në një nominim kokë më kokë, për të përcaktuar finalistin e parë të këtij edicioni. Zgjedhja e Brikenës ishte pikërisht Selin.
Ky zinxhir ngjarjesh shkaktoi një reagim të ashpër nga ana e Mirit. I revoltuar nga situata, ai nuk u përmbajt dhe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj moderatorit Ledion Liço dhe vetë produksionit të programit.
Në kulmin e debatit, Miri e cilësoi të gjithë këtë rrjedhë ngjarjesh si një skenar të parapërgatitur. ishin pretendimet e forta të Mirit.
Ai aludoi hapur se drama e krijuar ishte thjesht një strategji nga lart për të favorizuar Selinën dhe për ta nxjerrë atë si viktimë para publikut, me qëllim që të siguronte biletën për në finalen e madhe.
