“Më ka sharë babë e nanë”/ G-Bani pa filtra, shpërthen ndaj Ledionit, produksionit dhe jo vetëm…

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Albania 5” ka prodhuar një lumë reagimesh jashtë shtëpisë, por ai i G Banit ka qenë padyshim një nga më të fortët, më të detajuarit dhe pa asnjë filtër.

Përmes një sërë postimesh të gjata në llogarinë e tij në Instagram, ish-banori ka bërë një analizë të thellë të situatave, duke mos kursyer absolutisht askënd, nga Miri dhe Selin, e deri te produksioni dhe vetë moderatori Ledion Liço.

Duke u ndalur fillimisht te përplasja mes Mirit dhe Selinës, ai ka bërë një paralele me eksperiencën e tij të kaluar në atë shtëpi, duke e akuzuar Mirin për lojë të dyfishtë dhe viktimizim.

Rashë dhe unë në grackën e dashurisë së ndaluar në BB o Miri. Po nuk e mohova, as nuk e quajta kurvë as tek kundërshtarët e saj, as në prime dhe as jashtë shtëpisë. Mundësisht, e lija dhe të fliste pa iu mbivendos,” shkruan ai, duke e përmbyllur mesazhin e tij për banorin me fjalët e prera: “Ti edhe viktimë edhe lojtar.”

Në vijim të postimeve të tij, G Bani ka komentuar momentin më të tensionuar të mbrëmjes, kërkesën e nënës së Selinës që kjo e fundit të linte garën.

Sipas tij, faji nuk ishte thjesht te sharja e sjellë nga Miri, por te vetë produksioni që kaloi çdo limit, duke sjellë kërcimtare nën tingujt e një kënge që ai e quan poshtëruese.

“Faj ka që sollën brënda belly dance kërcimtaret për të kërcyer nën tekstin poshtërues Yalla Selin Yalla Dubai. Këngë të cilën madje vetë moderatori e promovoi,” shprehet ai i revoltuar.

Pavarësisht se thekson që nuk e mbështet Selinën pasi ajo “më ka sharë babë e nanë”, ai e shpall atë me bindje të plotë si fituesen e paracaktuar të këtij edicioni.

“Selin është fituesja e këtij edicioni. Me ndihmën e padiskutueshme të produksionit, siç ndodh rëndomtë,” shkruan ai, duke publikuar madje edhe renditjen e tij për finalen, ku Selin del e para, Brikena e dyta, Miri i treti dhe Rogerti i katërti.

Ai argumenton se çmimin sivjet do ta marrë një femër e fortë dhe e re në moshë, jo vetëm për të përcjellë mesazhin e mbështetjes ndaj grave, por edhe për të kapur tregun e adoleshentëve.

Në fund, reagimi i tij është ashpërsuar edhe më shumë duke u kthyer në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj moderatorit Ledion Liço.

G Bani e ka akuzuar atë për standarde të dyfishta gjatë drejtimit të emisionit, duke kujtuar se si moderatori ironizonte Juelën kur ajo e quante veten me emër dhe mbiemër, ndërsa kur e bën Selin nuk përbën asnjë problem.

Po ja o Ledion. Mbiemri është pjesë e identitetit të njeriut. Po të kishe pak mirëkuptim për banorët në izolim, do kuptoje që në atë qëndrim njerëzit kanë nevojë si kurrë më shumë për t’u referuar në identitetin e tyre,” theksoi ai, duke shpjeguar se nën presionin e sulmeve publike, banorët kërkojnë ndihmë psikologjike te rrënjët e tyre, ndaj dhe përmendin mbiemrin.