Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Prime” në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë sërish situata të forta dhe ofendime të rënda mes banorëve, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re nga publiku dhe ish-konkurrentët që e ndjekin nga jashtë.
Një nga momentet më të diskutuara dhe më të rënda ka qenë përplasja verbale ku Mateo i është drejtuar Juelës me një fjalor tejet denigrues.
Me zë dhe me figurë, gjatë transmetimit live, ai është dëgjuar t’i thotë asaj fjalën e rëndë “k*rvë”, një veprim i cili ka shkaktuar menjëherë një valë indinjate dhe reagimesh të shumta në rrjetet sociale për shkak të gjuhës denigruese.
Për këtë episod të shëmtuar ka reaguar mjaft ashpër edhe ish-banori G-Bani, i cili ka qenë vazhdimisht aktiv kohët e fundit në komentimin dhe analizimin e dinamikave të shtëpisë.
Përmes një videoje të publikuar pak më parë në llogarinë e tij, ai nuk ka kursyer kritikat e drejtpërdrejta ndaj produksionit, duke theksuar standardet e dyfishta që po përdoren në trajtimin e banorëve.
“Top-i vazhdon me drejtësinë selektive,” shprehet ai i revoltuar mes të tjerash në videon e tij, duke akuzuar hapur televizionin dhe drejtuesit e formatit se po mbyllin sytë përballë ofendimeve kaq ekstreme kur bëhet fjalë për personazhe të caktuar.
Sipas tij, në situata të ngjashme banorë të tjerë do të ishin kryqëzuar publikisht.
