“K*çka”/ Sulmet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i tij i ngushtë jashtë.

Pas përplasjeve të tij me produksionin dhe akuzave për favorizime të padrejta, miku i tij, Landi, ka vendosur të dalë hapur në mbështetje të Mirit me një deklaratë mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Landi ka shprehur besnikërinë e tij absolute ndaj shokut, duke theksuar se ai po sulmohet pa të drejtë.

Në Instastory-n e tij, fjalët ishin të prera dhe me tone të forta mbrojtëse: “Më parë vdes se të heq dorë nga Xhiku që s’ka bërë asnjë faj!!! Miri, Miri dhe vetëm Miri!!!”.

Për ta mbyllur këtë reagim, ai ka përdorur një shprehje tejet provokuese, “Natën e mirë kuçka!!!”, e cila duket se shkon si një mesazh i drejtpërdrejtë për të gjithë ata që po kritikojnë apo po luajnë kundër Mirit brenda dhe jashtë shtëpisë.