Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Albania 5” nuk ka kaluar pa u komentuar gjatë edhe nga personazhet e njohur të ekranit dhe ish-banorët e këtij formati.
Aktori i humorit, Julian Deda, ka ndjekur me vëmendje të gjitha dinamikat e forta të spektaklit dhe ka zgjedhur të reagojë përmes disa postimeve të njëpasnjëshme dhe plot ironi në llogarinë e tij në Instagram.
Ai është ndalur fillimisht te trajtimi që po i bëhet Selinës gjatë netëve “Prime”, duke akuzuar hapur opinionistët për një mbajtje anë të theksuar.
“Në të gjithë historinë e bigut, nuk ka banore më të përkëdhelur nga opinionistët, se sa Selinë,” ka shkruar Juli, duke shtuar një kunjë të drejtpërdrejtë për situatën ku asaj iu dha mundësia të shkonte në finale: “Madje sot nuk paska nevojë të flasë fare, se ka kush flet për të.”

Në vijim të reagimeve të tij, aktori ka komentuar edhe zbulimin e detajeve të rëndësishme për natën e fundit të këtij rrugëtimi, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është e paracaktuar.
Teksa i referohet numrit të finalistëve, ai shkruan me të qeshur dhe nota dyshimi: “Pra, vetëm 4 banorë për finalen e 18 Prillit. Se di kush do jetë në finale, por se kush e fiton, dihet tashmë..!”.

Kjo deklaratë e tij vjen fiks pas akuzave të Mirit se produksioni po favorizon Selinën për të rrëmbyer çmimin e madh.
Për ta mbyllur këtë seri postimesh, Juli ka përdorur dozën maksimale të sarkazmës, duke e shpallur publikisht “mbështetjen” e tij absolute për Selinën dhe duke shkuar deri aty sa ta krahasojë me fituesin fenomen të edicionit të dytë.
“Që sot e tutje, jam vetëm me Selin. Më e mira e të gjitha kohërave. Ja kalove edhe Luizit,” ironizon ai.
Në fund, ai vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim thumbues duke e mbyllur me fjalët: “Bravo Selin the Queen, jepi, forca, mbyti të gjithë,” një mesazh që qartazi reflekton pakënaqësinë e tij me drejtimin që ka marrë loja dhe mbështetjen e dukshme ndaj banores në fjalë.

