Pas tensioneve të shumta dhe ngjarjeve të papritura që shoqëruan mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5”, reagimet nga jashtë shtëpisë nuk kanë të ndalur.
Këtë herë ka qenë bashkëshortja e Mirit, Rabea, e cila ka dhënë një koment mjaft sportiv dhe plot kunja lidhur me dinamikat e fundit, veçanërisht për rivalitetin e ndezur mes bashkëshortit të saj dhe Selinës.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Drini Zeqo, dyshja shfaqet në momente prapaskene duke diskutuar pikërisht për garën dhe fituesin e këtij edicioni.
Në videon e shkurtër, Drini e ngacmon Rabean duke e pyetur drejtpërdrejt lidhur me pritshmëritë e saj: “O Rabea, kush e fiton bigun?”.
Kësaj pyetjeje ajo i përgjigjet me bindje të plotë, duke treguar mbështetjen e saj të palëkundur dhe pa asnjë hezitim: “Miri, Miri dhe vetëm Miri 100%”.
Sigurisht, biseda nuk mund të kalonte pa përmendur emrin më të lakuar të atij “Prime” të nxehtë, Selinën, e cila u shndërrua në epiqendrën e debateve me Mirin pasi e ëma i kërkoi të linte garën pikërisht për shkak të tij.
Kur gazetari e pyet me humor duke i thënë, “Po ajo Selin, ç’a ka ajo Selin?”, Rabea ka zgjedhur të përgjigjet duke qeshur dhe duke thënë:
“Selin mund të jetë vendi i dytë,” thotë ajo me të qeshur, për të shtuar më pas me tone më të qeta për ecurinë e lojës: “Jo, kismet ta shohim në datën 18 prill”.
