Zbulohet data e shumëpritur/ Ja kur do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5”

Pas javësh të tëra të mbushura me dinamika të forta, debate të ashpra, emocione dhe surpriza të pafundme, më në fund është zbuluar data e shumëpritur e finales së “Big Brother VIP Albania 5”.

Gjatë spektaklit të sotëm “Prime”, produksioni kishte përgatitur një organizim mjaft të këndshëm brenda shtëpisë për banorët, i cili kulmoi me njoftimin e rëndësishëm që të gjithë po prisnin me padurim.

Në mes të atmosferës së krijuar, u zbulua zyrtarisht se rrugëtimi i këtij edicioni do të përmbyllet me një finale të madhe që do të mbahet mbrëmjen e 18 prillit.

Ky lajm ka shkaktuar menjëherë një valë emocionesh mes konkurrentëve që kanë mbetur ende në garë, të cilët tashmë kanë nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht drejt natës finale.

Me caktimin e datës 18 prill, gara pritet të bëhet edhe më e ashpër dhe emocionuese, ndërsa banorët do të nxjerrin në pah strategjitë e tyre të fundit për të prekur çmimin e madh dhe për të fituar zemrat e publikut.