Policia del me deklaratë zyrtare për denoncimin e Hatit, ja çfarë ka ndodhur me “foton” e famshme

Influencerja Hatixhe Brika, e njohur si Hati në TikTok, ka përfunduar në telashe për shkak të rrjeteve sociale.

Ditën e djeshme, Hati i është drejtuar Policisë së Tiranës, ku ka bërë një kallëzim pasi pretendon se pa miratimin e saj i kanë shpërndarë në rrjetet sociale disa pamje intime, ku shfaqet imazhi i saj, që sipas influenceres ishin të krijuara përmes inteligjencës Arificiale.

Ditën e sotme, policia përmes një komunikate zyrtare sqaron se kallëzimi është bërë nga vetë Hati, e cila deklaroi se përmes një llogarie false në rrjetet sociale, po bëheshin postime fyese për të.

“Dje, kallëzoi shtetasja H. B., se në një llogari false në rrjete sociale, bëheshin postime fyese për të.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.”- njofton policia