Nuk zgjati as 1 muaj/ Pas daljes nga BBVIP, përfundon lidhja mes Keijsit dhe Inës! Zbulohet arsyeja

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Keijsi Hyseni, ka surprizuar ndjekësit dhe publikun me deklaratën e tij të fundit, duke konfirmuar fundin e lidhjes romantike me ish-banoren tjetër, Ina Aderi.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio përballë moderatores Elona Duro, Keijsi u pyet nëse e dashura e tij e kishte mbështetur në projektet e reja, pyetje e cila solli edhe zbulimin e papritur.

Në projektet që do të vijnë Ina më ka mbështetur fillimisht kur e kam nisur, por unë me Inën nuk jemi më bashkë në një lidhje dashurie,” u shpreh ai, duke lënë të shtangur moderatoren.

Duke qenë se lajmi u dha pikërisht në Ditën e Gënjeshtrave, Elona e pyeti nëse kjo ishte thjesht një shaka e 1 Prillit, por Keijsi e mohoi kategorikisht, duke treguar arsyet e këtij vendimi të vështirë për çiftin.

Nuk jam nga ata që bëj shaka për 1 Prill, por erdhi momenti që po e kuptonim që po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit, domethënë nuk po shkonin gjërat ashtu siç duhet dhe i dhamë pak kohë njëri-tjetrit,” sqaroi ish-banori.

Më tej, ai zbuloi se ndarja është mjaft e freskët, duke ndodhur vetëm disa ditë më parë, por theksoi se gjithçka është mbyllur në mënyrë të pjekur.

Kemi pak kohë, disa ditë, pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy këtë gjë. Nuk është se erdhi as nga njëra palë as nga tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi,” përfundoi Keijsi rrëfimin e tij të sinqertë.