Mbrëmja e sotme e spektaklit “Prime” në “Big Brother VIP Albania 5” nuk solli vetëm zbulimin e datës së shumëpritur të finales së madhe, e cila do të mbahet më 18 prill, por konfirmoi edhe një tjetër detaj thelbësor për ecurinë e garës.
Gjatë organizimit të këndshëm që u zhvillua brenda shtëpisë, produksioni ka shuar një nga kureshtjet më të mëdha të publikut dhe vetë banorëve, duke zbuluar numrin e saktë të atyre që do të arrijnë deri në natën e fundit.
Ndryshe nga çfarë ishte përfolur gjerësisht kohët e fundit në rrjetet sociale dhe mediat rozë, ku aludohej me bindje për një finale me pesë konkurrentë, e vërteta është krejt ndryshe.
Është konfirmuar zyrtarisht se në garën përfundimtare për të rrëmbyer çmimin e madh do të shkojnë vetëm 4 finalistë.
Ky vendim ka ndryshuar menjëherë llogaritë brenda shtëpisë, duke e bërë “luftën” mes banorëve të mbetur akoma më të ashpër dhe të paparashikueshme teksa nis zyrtarisht numërimi mbrapsht drejt fundit të këtij rrugëtimi televiziv.
