E PAPRITUR/ Selin largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”?

Një postim i papritur në “Instagram” ka shkaktuar trazira te fansat e Selin Bollatit.

Në rrjetin social është publikuar një fotografi e banores ku thuhet se është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5”.

Krahas këtij imazhi nuk kanë shkruar asgjë, por menjëherë ndjekësit kanë reaguar duke pyetur se çfarë ka ndodhur.

Disa prej fansave e kanë besuar fillimisht dhe disa të tjerë e kanë kuptuar se është një gënjeshtër me rastin e 1 Prillit.