Zbulohet arsyeja e fortë: Çfarë fshihet pas hyrjes së Mozës në Ferma VIP?!

Mimoza Ahmeti është kthyer padiskutim në kryefjalën e këtij edicioni të “Ferma VIP 3”, duke dhuruar pafund momente virale dhe të qeshura me natyrën e saj pa komplekse.

Megjithatë, pas batutave dhe humorit spontan, duket se fshihet një motiv shumë më i thellë dhe prekës për pjesëmarrjen e saj në këtë reality show.

Ditën e sotme, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë me shpejtësi një video e një interviste të dhënë nga poetja pak para se të bëhej pjesë e formatit.

Në këtë bisedë, Mimoza jo vetëm që lë të kuptohet se do t’i bashkohej kastit të fermerëve, por zbulon hapur se synimi i saj kryesor është fitorja.

Arsyeja e këtij synimi nuk lidhet aspak me famën apo rikthimin në vëmendjen mediatike, por me një kauzë tepër njerëzore dhe fisnike.

Shkrimtarja ka treguar se çmimi i madh i nevojitet për të ndihmuar financiarisht një person me probleme të rënda shëndetësore. “Dua të suportoj një të sëmurë me ato para,” dëgjohet të thotë ajo mes të tjerash në videon e publikuar.

Kjo arsye e fortë ka bërë që mbështetja dhe simpatia e ndjekësve për Mimozën të rritet edhe më shumë, duke e parë atë jo vetëm si “fenomenin” e këtij viti, por edhe si një grua me zemër të madhe.