‘Qen o qen…’, Moza transformoi këngën e saj, reagon Dafina Zeqiri

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti vazhdon të mbetet kryefjala e këtij fillim-sezoni në “Ferma VIP 3”, duke dhuruar momente virale që po pushtojnë rrjetet sociale.

Së fundmi, gjatë një feste të organizuar në ambientet e jashtme të fermës, ajo ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka krijuar një atmosferë mjaft komike.

Mimoza ka zgjedhur të interpretojë këngën e njohur të Dafina Zeqirit, “Na na na”, por nuk ka ngurruar t’i bëjë një modifikim epik tekstit origjinal. Pas vargut “ani ani rrina”, në vend të vazhdimit të njohur “o xhan o xhan”, shkrimtarja ka kënduar me të madhe “qen o qen”, duke e përsëritur këtë pjesë të vetëkrijuar gjatë gjithë performancës së saj.

Ky interpretim i papritur ka bërë xhiron e rrjetit brenda pak orësh duke u shpërndarë gjerësisht në të gjitha platformat online.

Por ky moment i veçantë nuk i ka shpëtuar as vetë Dafina Zeqirit. Këngëtarja ka reaguar në një nga videot e publikuara në TikTok, ku shfaqej performanca e Mimozës e shoqëruar me mbishkrimin “Dafina who?”.

Dafina ka komentuar një zemër të bardhë (“🤍”), duke treguar kështu sportivitetin e saj dhe duke e pritur me mjaft pozitivitet këtë version humoristik dhe krejt origjinal të hitit të saj nga ana e shkrimtares.