Hyrja e Mimoza Ahmetit në edicionin e tretë të “Ferma VIP” e ka rikthyer shkrimtaren fuqishëm në qendër të vëmendjes, duke bërë që publiku të rikthejë në qarkullim edhe daljet e saj të mëparshme televizive.
Së fundmi, një video e poetes nga koha para se t’i bashkohej reality show-t është bërë virale në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një intervistë të zhvilluar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo në Top Channel.
Gjatë kësaj bisede, me natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Mimoza ka bërë një kërkesë publike drejtuar drejtuesve të atij televizioni, duke zbuluar një pakënaqësi të sajën për një hapësirë mediatike që i ishte mohuar.
Gjatë bisedës në studio, ajo shprehet saktësisht: “I them Top Channel-it, më jep një emision Moza Ahmetit për librin. Do ma japi? Ja po ia bëj publikisht kërkesën. Po të ma japi, sepse jam lutur kam 2-3 vjet dhe s’ma jep. Çfarë është kjo o Bieta.”
Kjo deklaratë e hapur tregon dëshirën e madhe që shkrimtarja ka pasur për të pasur një program të sajin dedikuar letërsisë dhe artit.
Megjithatë, tashmë situata ka marrë një tjetër kthesë. Mimoza po shijon një sukses të jashtëzakonshëm dhe një vëmendje maksimale pikërisht në ekranin e konkurrencës, duke u kthyer padiskutim në personazhin më të komentuar dhe më viral të këtij fillim-sezoni në “Ferma VIP 3”.
