Pas incidentit të fundit në “Ferma VIP”, ku moderatorja Arbana Osmani i’u drejtua një konkurrenti me shprehjen popullore “merr flakë si pushka e jevgut”, ka reaguar publikisht Zv.Ministrja Majko.
Në një deklaratë publike, ajo e ka cilësuar këtë si një fenomen tepër shqetësues dhe ka njoftuar marrjen e masave konkrete.
Zv.Ministrja bëri të ditur se institucioni që ajo përfaqëson po përgatit një letër zyrtare për t’iu drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), me qëllim që këto shqetësime të adresohen përmes rrugës institucionale.
Gjatë intervistës, ajo theksoi se kjo deklaratë nuk është thjesht një rast i izoluar në televizionet shqiptare, por një problem i përsëritur.
Për ta ilustruar këtë, ajo solli në vëmendje edhe dy raste të tjera të fundit: “Para disa ditësh, zonja Kryemadhi përdori termin ‘tregu i gabelëve’. Gjithashtu, edhe Moza Ahmeti u shpreh: ‘Rroba banjo te Gabi’.”
E pyetur se sa ndikojnë realisht këto deklarata në rritjen e paragjykimit ndaj komunitetit të tyre, ajo ishte e prerë: “Absolutisht që ndikojnë… Ne quhemi romë dhe jo me epitete që kanë konotacion përçmues. Në momentin që njerëzit nuk e kuptojnë këtë, mendoj se duhet të vendosen përpara përgjegjësisë.”
Në mbyllje, ajo theksoi rëndësinë e trajtimit të kësaj teme nga mediat, ndonëse pranoi me keqardhje se ndryshimi i mentalitetit nuk mund të ndodhë brenda disa muajsh apo vitesh.
Deklarata e plotë:
1. Mund të ndani një opinion në lidhje me deklaratën e bërë në emisionin televiziv “Ferma VIP”, nga moderatorja Arbana Osmani, e cila iu drejtua njërit prej konkurrentëve me shprehjen: “Merr flakê si pushka e jevgut”?
Ne kemi një institucion që quhet AMA, i cili merret me këto çüshtje, dhe jemi duke pergatitur një letër për t’iu drejtuar atyre.
Kur ekzistojnë institucione përkatëse ku mund të adresojmë shqetesime te tilla, ne ndjekim rrugen institucionale.
Kjo deklarate nuk eshte nje rast i izoluar vetem ne media. Para disa ditesh, zonja Kryemadhi perdori termin “tregu i gabelëve”.
Gjithashtu, edhe Moza Ahmeti , u shpreh: “Rroba banjo te Gabi”.
Pra, nuk eshtë diçka e papersëritur dhe unë, si zv.ministre, jam duke punuar për të bërë diçka konkrete që kjo situate te ndryshoje.
2. Sa ndikojnë realisht këto deklarata të bëra në media në paragjykimin e ketij komuniteti?
Absolutisht që ndikojnë. Nese do të beja një krahasim, eshte njesoj sikur t’u vendosesh verioreve nje epitet, me te cilin edhe ata nuk ndihen mirë kur i cilëson. Çdo njeri ka te drejtë te quhet ashtu siç deshiron te quhet.
Ne quhemi romë dhe jo me epitete që kanë konotacion përçmues.
Në momentin që njerëzit nuk e kuptojnë ketë, mendoj se duhet te vendosen perpara pergjegjesise.
3. Nëse keni një mesazh për mediat, personazhet publikë apo këdo që mund të bëjë deklarata apo përdorë epitete të tilla raciste apo diskriminuese?
Më vjen mirë qe kjo temë po trajtohet. Ne jemi duke punuar, por mentaliteti, fatkeqësisht, nuk ndryshon as brenda një jave, as brenda disa muajsh apo vitesh.
