“Je kokrra e k*rvës”/ Miri tregon çfarë dëgjoi nga publiku për Selinën pas daljes nga BBVA

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e pazakontë ndodhi në “Big Brother VIP Albania”, ku katër prej banorëve – Miri, Selina, Brikena dhe Mali – dolën për pak kohë jashtë ambienteve të shtëpisë, për t’u rikthyer sërish brenda saj pas përfundimit të sfidës apo organizimit të produksionit.

Megjithatë, kjo dalje e shkurtër duket se ka lënë gjurmë të forta dhe ka sjellë informacione nga jashtë, veçanërisht për Mirin.

Gjatë një bisede kokë më kokë me Rogertin pas rikthimit në shtëpi, ai ka ndarë një detaj tronditës që pretendon se ka ndodhur gjatë përballjes së tyre të shkurtër me njerëzit jashtë.

Sipas Mirit, teksa Selina po përpiqej të përshëndeste publikun e pranishëm, turma ka treguar totalisht mungesë interesi ndaj saj, duke u fokusuar dhe brohoritur vetëm për Mirin.

Por ajo që ka shokuar më së shumti opinionin ishte pretendimi i tij se ka dëgjuar qartë një person nga turma t’i drejtohet Selinës me një ofendim mjaft të rëndë, duke i thënë: “Je kokrra e k*rvës”.

Kjo deklaratë e fortë e Mirit ka sjellë edhe reagimin e familjarëve të Selin. Ata kanë publikuar këtë pretendim të Mirit në Instagram dhe krahas kanë shkruar: “E turpshme!”.