Gafa raciste e Arbanës, Ermal Mamaqi ndan postimin e papritur: “Ledioni kur dëgjoi Arbanën…”

Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP 3” u shoqërua me një moment tensioni dhe mjaft të komentuar, pas një gafe të moderatores Arbana Osmani.

Gjatë një diskutimi me Akilin, ajo përdori shprehjen popullore “ke marrë si pushka e jevgut”.

Kjo frazë, e cila u perceptua me nota raciste, shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të ashpra në rrjet, duke e “kryqëzuar” moderatoren, e cila më pas u detyrua të kërkonte ndjesë publike për përdorimin e saj.

Megjithatë, kjo situatë nuk ka kaluar pa u trajtuar me doza humori nga opinionisti i formatit, Ermal Mamaqi.

Ai ka zgjedhur të ndajë në InstaStory-n e tij një video-meme që po bën xhiron e rrjeteve sociale, e cila ironizon pikërisht këtë moment dhe rivalitetin mes dy formateve televizive.

Në videon e ripostuar nga Ermali, shfaqet një personazh që imiton reagimin e Ledion Liços, duke e shfaqur atë duke kërcyer dhe festuar me gëzim të madh pas gafës së Arbanës.

Videoja shoqërohet me mbishkrimin epik: “Ledioni kur dëgjoi Arbanën duke i thënë Akilit ‘mos merr si pushka jevgut'”.

Screenshot