Arbana thumboi Big-un e Ledionit, përgjigjen e merr nga G-Bani

Pas një shigjete të koduar që Arbana Osmani lëshoi live kundër formatit “Big Brother VIP Albania” dhe pasuesit të saj, Ledion Liço, një reagim ka ardhur nga një prej ish-banorëve më kontroversë të këtij reality show në Top Channel.

Gjatë spektaklit të fundit “Ferma VIP”, teksa po përpiqej të merrte një përgjigje nga Akili pas një debati të zhurmshm, Arbana u shpreh e revoltuar: “Nuk po marr përgjigje Akil, po marr ‘ça niveli, ça niveli, ça niveli’, është emision tjetër ai, nuk është ky”.

Ky koment u lexua gjerësisht në rrjet si një thumb i moderatores ndaj dinamikave të forta të BBVA, të cilat jo rrallëherë janë kritikuar për “nivelin” e tyre.

Megjithatë, kjo deklaratë ka marrë një kundërpërgjigje nga G Bani. Reperi, i cili njihet si një nga banorët më të zhurmshm dhe agresivë të BBVA 4, ku edhe u eliminua me “zarf të zi”, ka vendosur të mos ia lërë mangët moderatores.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, G Bani ka ndarë një story me një video të Arbanës dhe e ka shoqëruar me një fjali ironizuese: “Niveli i emisionit të Arbanës janë banorë që flejnë gjumë mes të Prime.”