Dinamikat brenda shtëpisë po marrin një rrjedhë të re, dhe duket se banorët po analizojnë me kujdes lëvizjet e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Miri ka ndarë mendimet e tij në Dhomën e Rrëfimit lidhur me strategjinë e Selinës dhe mënyrën se si ajo pritet të ndërveprojë me të dhe Rogertin në vazhdim të lojës.
Gjatë rrëfimit të tij, ai u shpreh i bindur se Selin e ka të pashmangshme përballjen apo bashkëpunimin me ta. Duke analizuar situatën, Miri deklaroi:
“Po ku do shkojë ajo pa ne. Lojën me ne e ka. Nuk është se do afrohet, ajo aty është. Megjithatë, Selin e di vetë. Është mënyra e Selin se si do të hyjë në lojë me mua”.
Më tej, ai zbërtheu qartë dy skenarët e mundshëm që pret nga banorja, duke lënë të hapur si mundësinë e një përplasjeje, ashtu edhe të një aleance:
“Varianti i parë është që do të hapë një konflikt midis meje dhe Rogertit. E dyta është hapja e një lloj loje ose shtrirje dore miqësore midis meje dhe asaj”.
