“Famë që nuk lindi nga silikoni i c*cës”/ Merr vëmendje shkrimi i Bled Manes për Mimoza Ahmetin

Hyrja e Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” dhe batutat e saj spontane kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.

Së fundmi, një shkrim mjaft i drejtpërdrejtë ka ardhur nga gazetari Bledi Mane, i cili ka vlerësuar lart figurën e poetes dhe intelektuales së njohur.

Duke marrë shkas nga momenti viral kur ajo u shpreh “Jo nuk më flihet, dua të takoj veten!”, Mane thekson se ta kuptosh Mimozën sot do të thotë të njohësh kohën dhe veten.

Ai e përshkruan atë si një grua të fortë, filozofe dhe artiste, e cila nuk ka nevojë të gënjejë për vëmendje apo të “qurravitet” për klikime. Në një krahasim të fortë me realitetin e showbiz-it të sotëm, ai shton se fama e saj është konstante dhe cilësore, një famë që nuk nisi nga ndërhyrjet estetike, por zë fill 39 vjet më parë nga botimi i saj i parë me poezi.

Gazetari e lartëson më tej figurën e saj duke u shprehur saktësisht: “Moza ka intelekt, ka sarkazëm, ka humor, ka pastërti, ka ritëm, ka elokuencë, ka brendi… Mimoza Ahmeti është tjetër nivel, është Shqipëria në pakicë!”.

Në mbyllje të dedikimit të tij mbështetës, Mane ka zgjedhur të ndajë disa vargje nga krijimtaria e saj, duke i bërë një thirrje të hapur publikut që ta njohin atë përtej ekranit: “Ju që e doni Mimoza Ahmetin blijani një nga librat e saj dhe lexojeni ta njihni më shumë!”.

Shkrimi i plotë:

-Jo nuk më flihet, dua të takoj veten! tha Mimoza Ahmeti mbrëmjen e një spektakli dhe aq u desh. Përzjerje ndjesish, humor, batuta, meme, ironi, dashuri…

Të kuptosh Mozën sot do të thotë të kuptosh kohën të cilës i përkasim, do të thotë të njohësh veten në raport me rëndësinë që mund të kemi. Përveç batutave të sinqerta Moza është aty si grua e fortë dhe e zgjuar, filozofe, poete, artiste. Moza nuk gënjen për vëmemdje, nuk qurravitet për ca klikime, nuk shfaqet për të joshur dashnorë të rinj që e presin jashtë. Moza është e vjetër me famën e saj, famë konstante, cilësore që nuk nisi nga silikoni i cicës por nisi 39 vjet më parë nga botimi i librit me poezi. Moza ka intelekt, ka sarkazëm, ka humor, ka pastërti, ka ritëm, ka elokuencë, ka brendi. Ndaj sa herë të dëgjoni tek Moza thotë do takoj veten, reflektoni. Sa nga ju që qeshni e keni takuar veten tuaj?

Mimoza Ahmeti është tjetër nivel, është Shqipëria në pakicë!

Dhe për ta mbyllur po u recitoj ca vargje nga poezia e Mozës:

“Bëhu i bukur sonte!

Dëbo grindjet, largimet dhe heshtjen e vrazhdë nga kujtesa.

Sillmë nder mend mua dhe vetëm eja duke kenduar një këngë burri për jetën!”

P.s/ Ju që e doni Mimoza Ahmetin blijani një nga librat e saj dhe lexojeni ta njihni më shume!