Edicioni i tretë i “Ferma VIP” ka nisur mes pritshmërive të mëdha, duke sjellë para publikut një ambient tërësisht të transformuar dhe një kast mjaft interesant, ku plot 19 konkurrentë u bënë pjesë e rrugëtimit që në natën e parë të spektaklit.
Mes dinamikave të shumta, humorit dhe momenteve epike që kanë shoqëruar këto ditë të para të bashkëjetesës, duket se një energji tjetër po fillon të mbizotërojë brenda shtëpisë.
Vëmendja e ndjekësve është përqendruar te një afrimitet i dukshëm mes Indri Shirokës dhe Fabjola Elezajt, duke ngritur dyshimet e para për një romancë të mundshme.
Shikuesit kanë vënë re menjëherë kiminë e veçantë mes dyshes, dhe rrjetet sociale, veçanërisht platforma TikTok, janë mbushur tashmë me video që përmbledhin momentet e tyre më të afërta dhe shkëndijat romantike gjatë qëndrimit në fermë.
Ndonëse sinjalet e para janë mjaft të forta, mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse kjo energji do të konkretizohet në një lidhje të mirëfilltë dashurie brenda shtëpisë.
