Një debat i ashpër mes Juelës dhe Selinës ka shkaktuar tensione të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke kaluar në deklarata mjaft personale dhe të ndjeshme.
Përplasja mes dy banoreve degradoi kur biseda preku zgjedhjet në lojë dhe marrëdhëniet e tyre jashtë shtëpisë.
Gjatë diskutimit të tyre të tensionuar, Juela i është drejtuar Selinës me një pyetje lidhur me partnerin e kësaj të fundit, Gimbon, mbi dinamikat e lojës. Ajo e pyeti saktësisht: “Pse nuk e dërgove Gimbon në finale?”.
Kjo pyetje solli një reagim të menjëhershëm dhe mjaft të ashpër nga ana e Selinës, e cila i ktheu një përgjigje që ka ngjallur reagime të shumta për shkak të natyrës së saj.
Ajo iu përgjigj Juelës me këto fjalë: “Gimbon e kam në jetë, ndryshe nga ti që të mungon shumë kjo, unë e kam në jetë. Ndryshe nga ty që e ke boshllëk të madh, unë e kam në jetë.”
Për shkak të peshës së këtyre fjalëve dhe situatës së rënduar emocionale, pritet që gjatë spektaklit të sotëm (Prime) të ketë një ballafaqim mes dy banoreve për të sqaruar kuptimin e vërtetë të kësaj deklarate dhe qëllimin e saktë me të cilin u tha nga Selina.
Kujtojmë se kjo përplasje vjen vetëm pak kohë pasi Juela ndau me publikun dhe banorët historinë tragjike të ndarjes nga jeta të ish-partnerit të saj, detaj që i jep një dimension akoma më delikat këtij debati brenda shtëpisë.
