Një rrëfim mjaft personal është ndarë së fundmi nga Juela gjatë një bisede me Edisen brenda shtëpisë.
Ajo ka treguar momentin e vështirë kur mori vesh lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të ish-partnerit të saj, i cili u gjet i vrarë së bashku me motrën e tij.
Sipas Juelës, gjithçka ndodhi në një periudhë mjaft specifike, pikërisht në kohën kur po shfaqeshin rastet e para të Covid-19 dhe fluturimet po bllokoheshin.
Ajo shpjegoi se komunikimi i saj i fundit me të kishte qenë vetëm pak minuta para se të lajmërohej për ngjarjen përmes një telefonate nga një e njohur në Angli, teksa kronika tashmë po transmetohej në mediat shqiptare.
Duke kujtuar detajet e atij momenti, ajo u shpreh:
“Më shkruan kjo mua nga Anglia..ke folur? Po kam nja 20 minuta është rrugës për shtëpi. Jo më tha mua provoje me e marr në telefon. Lajmi kishte dal atje në televizion shqiptar. Dhe me kështu shkronja ‘motër, vëlla, shkronja, emri, në këtë vend…gjenden të vrarë në oborr të shtëpisë’. E mbaj mend që më ka marr me video call vajza nga Anglia. S’mora vesh asnjë gjë veç që kam hedh pjakat përtok. Ka qenë e vështirë shumë. Ishte nata kur aeroportet po mbylleshin. Se ishin rastet e para me Covid. Shumë e vështirë me ja pranu vetes, që ai nuk jetonte më.”
