Ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, po jeton padyshim ditët e saj më të lumtura në aspektin romantik, duke shijuar në maksimum lidhjen e saj të dashurisë.
Vetëm pak javë më parë, bukuroshja ndau me ndjekësit lajmin e bukur se ajo dhe partneri i saj kishin festuar përvjetorin e parë të lidhjes.
Për atë datë të veçantë, ai e surprizoi atë me një dhuratë marramendëse: një makinë luksoze të tipit “Range Rover”, e mbuluar me një fjongo të madhe të kuqe.
Megjithatë, pavarësisht dhuratës madhështore dhe postimeve të përvjetorit, Jasmina u kujdes që deri më tani ta mbante të fshehtë identitetin e personit që i ka vjedhur zemrën, duke i lënë të gjithë kuriozë.
Por duket se kësaj pritjeje i ka ardhur fundi!
Jasmina ka vendosur të mos fshihet më. Përmes një fotografie të ndarë në InstaStory, ajo është shfaqur krah partnerit të saj, duke zbuluar kështu për herë të parë portretin e tij për publikun.

Screenshot
