Jo më 100 mijë euro/ Zbulohet shifra e çmimit të madh këtë sezon të Ferma VIP

Gjatë minutave të para të hapjes së edicionit të tretë të reality show-t “Ferma VIP”, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me publikun dhe konkurrentët një informacion mjaft të rëndësishëm lidhur me garën e këtij viti.

Bëhet fjalë për shpërblimin financiar që do t’i akordohet fituesit në përfundim të këtij rrugëtimi televiziv.

Ndryshe nga dy sezonet e kaluara, ku çmimi i madh për kryefermerin ka qenë në vlerën e 100 mijë eurove, këtë herë produksioni ka vendosur ta dyfishojë atë.

Osmani konfirmoi zyrtarisht në nisje të programit se personazhi që do të arrijë të triumfojë në këtë edicion do të fitojë plot 200 mijë euro.

Kjo rritje e konsiderueshme e shpërblimit final pritet të nxisë një konkurrencë edhe më të fortë dhe dinamika të reja mes pjesëmarrësve.

Kujtojmë se edicioni i tretë i “Ferma VIP” sapo ka nisur transmetimin me plot 24 personazhe të njohur, të cilët do të bashkëjetojnë për 100 ditë nën vëzhgimin e 158 kamerave, duke u përballur me sfida të ndryshme fizike dhe jetesën në një ambient tërësisht të transformuar.