Një situatë e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” gjatë sfidës së mosreagimit.
Banorët janë surprizuar nga pamjet e shfaqura në ekranin e madh, ku shihej partneri i Selinës, Gimbo, i vetëm në dhomën e surprizave dhe me pranga në duar.
Kjo pamje ka shkaktuar një tronditje të menjëhershme te Selin, e cila ka mbetur e shtangur dhe e paqartë për atë që po ndodhte. Për disa minuta, ajo ka qëndruar e palëvizur, duke u përpjekur të procesonte situatën, përpara se të drejtohej drejt dhomës së gjumit, ku është shtrirë në krevat e përhumbur në mendime.
Megjithatë, ankthi ka zgjatur pak, pasi Gimbo ka hyrë në ambientet e shtëpisë, këtë herë pa pranga dhe me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë.
Ai i është afruar menjëherë Selinës, duke e mbuluar me puthje dhe përqafime. Pavarësisht gëzimit të dukshëm që i reflektohej në fytyrë, Selin ka treguar një vetëkontroll të admirueshëm, duke mos e thyer sfidën e mosreagimit dhe duke qëndruar e palëvizur përballë partnerit të saj.
Kujtojmë se kjo sfidë, e cila po teston durimin dhe emocionet e banorëve, pritet të përfundojë gjatë spektaklit të së shtunës, ku do të zbulohen edhe pasojat apo përfitimet që do të kenë konkurrentët nga mbarëvajtja e saj.
