Sfida e mosreagimit ka sjellë një tjetër vizitë të papritur për banorët e “Big Brother VIP Albania”.
Këtë herë, personazhi që ka kaluar pragun e shtëpisë për të testuar durimin dhe vetëkontrollin e konkurrentëve ka qenë vetë opinionistja e formatit, Monika Kryemadhi.
Banori i parë me të cilin ajo është përballur gjatë hyrjes së saj ka qenë Rogerti. Ajo i është drejtuar drejtpërdrejt duke e pyetur: “Je mërzit?”.
Megjithatë, duke respektuar rregullat strikte të sfidës, Rogerti nuk ka dhënë asnjë përgjigje, duke e përballuar me sukses këtë moment.
Më pas, opinionistja ka vijuar vizitën e saj drejt dhomës së gjumit, ku ka gjetur Brikenën. Për të provokuar një reagim nga banorja, ajo i ka thënë:
“Të kam thënë që ti vetëm shtrirë rri”.
Ngacmimet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi Kryemadhi është afruar edhe te Miri, duke i kërkuar atij një cigare në përpjekje për ta nxjerrë nga gjendja e ngrirjes, por edhe ai ka rezistuar provokimit.
Kujtojmë se kjo provë, e cila i detyron banorët të mos reagojnë ndaj asnjë personi apo lajmi që futet brenda ambienteve të shtëpisë, është e vlefshme deri në spektaklin e së shtunës dhe ka si synim fitimin e disa benefiteve dhe çmimeve nga ana e konkurrentëve.
