Reagojnë familjarët e Mateos dhe Brikenës pas puthjes së parë mes tyre

Puthja e parë mes Mateos dhe Brikenës gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP” ka sjellë reagimin e menjëhershëm të familjarëve të tyre jashtë shtëpisë.

Për të treguar mbështetjen e tyre ndaj këtij raporti të krijuar brenda formatit, personat që menaxhojnë llogaritë zyrtare të dy banorëve kanë bërë një veprim të sinkronizuar në rrjetet sociale.

Ata kanë ndarë videon e momentit të puthjes përmes një postimi bashkëpunues në Instagram, duke bërë që pamjet romantike të shfaqen njëkohësisht në të dyja profilet e tyre.

Kujtojmë se afrimiteti mes Mateos dhe Brikenës ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit, ndërsa ky hap nga ana e të afërmve dëshmon një miratim publik për dinamikën e tyre të përbashkët brenda lojës.