Gjatë sfidës së mosreagimit në “Big Brother VIP Albania”, një moment emocional ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të formatit.
Teksa ish-banori Kristi Lamaj hyri në ambientet e shtëpisë dhe përqafoi Selinën, kjo e fundit nuk ka mundur t’i mbajë lotët.
Kjo situatë ka ndikuar edhe te Miri, i cili në pamjet e publikuara është shfaqur i prekur nga gjendja e banores.
Pas kësaj ngjarjeje, videoja e momentit e postuar në faqen zyrtare të programit është rishpërndarë nga familjarët e Selinës në rrjetet e saj sociale.
Ndonëse nuk dihet me saktësi nëse ky veprim kishte si qëllim të theksonte reagimin e Mirit apo thjesht momentin e dobësisë së vetë Selinës, rishpërndarja e pamjeve ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjet.

Kujtojmë se sfida e mosreagimit po i përball banorët e izoluar me surpriza dhe situata të ndryshme, ku ata duhet të ruajnë vetëkontrollin absolut pa bërë asnjë veprim ose koment, një provë kjo që po nxjerr në pah dinamika dhe emocione të reja mes tyre.
