Miri: “Më kërkuan të bëja sherr me Rogertin” – çfarë nuk u transmetua gjatë Prime-t (Video)

Gjatë hapësirës publicitare të spektaklit të mbrëmshëm, ndjekësit e formatit kanë ngritur pretendime se transmetimi është ndërprerë menjëherë pas një deklarate të papritur nga Miri.

Në një bisedë me Juelën dhe Rogertin, banori u shpreh se i është kërkuar të inicojë një përplasje me këtë të fundit.

Ai theksoi se nuk ka ndërmend të përfshihet në një konflikt të tillë, duke argumentuar se refuzon të bëjë “luftë” për t’i hapur rrugën e fitores një konkurrenti tjetër. Sipas aludimeve, kjo deklaratë i referohej drejtpërdrejt Selinës.

Gjatë diskutimit të tij me banorët, Miri dëgjohet të thotë saktësisht: “Po të them një gjë: Unë fitore nuk dhuroj. Që unë të zihem me këtë që të fitojë ajo, jo!”

Kujtojmë se dinamikat e fundit brenda shtëpisë kanë krijuar ndarje të qarta mes banorëve, teksa rrugëtimi i tyre po i afrohet gjithmonë e më shumë finales së madhe.