Miri dhe Rogerti në një nominim kokë më kokë?

Sfida e mosreagimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” po vazhdon të testojë banorët me situata nga më të ndryshmet.

Këtë herë, produksioni ka zgjedhur t’i provokojë përmes ekranit qendror të shtëpisë, duke shfaqur një grafikë që ngjasonte tërësisht me një televotim real.

Në imazhin e transmetuar u shfaqën fotot e Mirit dhe Rogertit, të shoqëruara me pyetjen e zakonshme të eliminimeve: “Kë doni të shpëtoni?”.

Kjo pamje krijoi iluzionin e një nominimi “kokë më kokë” mes dy banorëve.

Pavarësisht rregullit strikt për të ruajtur qetësinë dhe për të mos reaguar, kjo pamje ka nxitur një veprim të papritur nga Rogerti.

Ai është parë fillimisht duke u lutur në mënyrë indirekte, duke lënë të kuptohet se do të dëshironte shumë që kjo përballje të ishte e vërtetë. Më pas, në një gjest ironik dhe sfidues, ai i është afruar ekranit dhe ka puthur fotografinë e Mirit.

Mbetet për t’u parë nëse ky veprim i Rogertit do të konsiderohet si një thyerje e sfidës së mosreagimit nga ana e Vëllait të Madh, apo nëse do të kalojë si pjesë e dinamikave të lojës deri në përfundim të kësaj prove të shtunën.