Gjatë ditës së sotme, Luiz Ejlli dhe ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Stenaldo, zhvilluan takimin e tyre pas daljes së këtij të fundit nga gara.
Megjithatë, një postim i fundit nga këngëtari në llogarinë e tij në Instagram ka ngritur pikëpyetje te ndjekësit lidhur me një incident të mundshëm.
Përmes një fotografie të ndarë në InstaStory, Luizi ka treguar njërën këmbë të vendosur në një pajisje ortopedike, e cila përdoret zakonisht pas lëndimeve fizike apo thyerjeve.
Ndonëse rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta dhe nuk ka detaje nëse bëhet fjalë për ndonjë aksident gjatë kohës që ishin bashkë, këngëtari e ka shoqëruar imazhin me shkrimin: “Stenaldoja shpëtoi, Unë e hëngra.”

Kujtojmë se vetëm pak orë më parë, dyshja ndau me publikun pamje nga takimi i tyre i parë jashtë shtëpisë, një moment ky që erdhi si përmbushje e premtimit që fituesi i edicionit të dytë i bëri Stenaldos gjatë qëndrimit të tij të shkurtër brenda formatit.
