Kristi Lamaj rihyn në BBVA, Miri preket pasi sheh Selinën me lot në sy (Video)

Sfida e mosreagimit ka sjellë zhvillime të reja në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ish-banorë janë futur për të testuar vetëkontrollin e konkurrentëve aktualë.

Pas Senos, banorët janë përballur me rikthimin e përkohshëm të Kristi Lamaj.

Pasi hyri në shtëpi, Kristi ka shkuar drejt Selinës dhe e ka përqafuar atë. Ndonëse kjo e fundit i rezistoi përshëndetjes direkte, ajo u përlot dhe shfaqi emocione të forta gjatë përqafimit.

Ky moment nuk ka lënë pa ndikuar edhe banorët e tjerë, teksa Miri është parë gjithashtu me lot në sy teksa po ndiqte skenën.

Kujtojmë se sfida e mosreagimit u njoftua nga Vëllai i Madh si një provë katër ditore që përfundon në spektaklin Prime të së shtunës, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj hyrjeve apo ngjarjeve të papritura në këmbim të çmimeve.