Sfida e mosreagimit vazhdon të testojë limitet e banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Këtë herë, produksioni ka zgjedhur t’i përballë konkurrentët, të cilët janë tërësisht të izoluar nga bota e jashtme, me një lajm të bujshëm rreth dy ish-banorëve të këtij spektakli.
Në ekranin qendror të shtëpisë është shfaqur titulli: “Pas Gjestit edhe Gimbo në arrest? Ja çfarë ndodhi me kthimin e DJ në Kosovë”.
Ky lajm i referohej ngjarjes reale ku Gjesti ka përfunduar në paraburgim për kanosje ndaj pronarit të ONIMA-s. Në titull aludohej gjithashtu se edhe Gimbo mund të ishte në paraburgim, ndonëse për këtë të fundit ky detaj ishte i pavërtetë.
Pavarësisht natyrës delikate të këtij informacioni, banorët kanë treguar vetëkontroll të lartë. Ndonëse e lexuan qartë lajmin e shfaqur në ekran, asnjëri prej tyre nuk e theu rregullin.
Edhe Selin, e cila krijoi një romancë me Gimbon brenda shtëpisë, nuk bëri asnjë koment dhe nuk shfaqi asnjë reagim, duke bërë që edhe kjo fazë e sfidës të kalohet me sukses.
Kujtojmë se kjo provë kërkon thjesht mosreagim dhe shmangie të komenteve ndaj personave apo situatave të reja, dhe është pjesë e numërimit mbrapsht të vendosur nga Vëllai i Madh që do të zgjasë deri në spektaklin e së shtunës.
