Mbrëmja e sotme e spektaklit të “Big Brother VIP” ka nisur me një njoftim të veçantë nga moderatori Ledion Liço.
Gjatë hapjes së programit, ai ka bërë të ditur se produksioni ka rezervuar një zhvillim të pazakontë për dy banorët që ndodhen në balotazh këtë javë.
Sipas moderatorit, Mateo dhe Stenaldo do të përjetojnë një eksperiencë ndryshe nga rutina e izolimit, pasi do të nxirren nga shtëpia përmes një udhëtimi me makinë.
Gjatë kësaj daljeje, dyshja pritet të përballet me surpriza të cilat janë menduar të sjellin emocione dhe të ndikojnë në gjendjen e tyre përpara vendimit përfundimtar të publikut.
Kujtojmë se Mateo dhe Stenaldo ndodhen në një nominim “kokë më kokë” me njëri-tjetrin, një përballje e cila do të vendosë se cili prej të dyve do të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e tij në këtë edicion televiziv.
