Gjatë një bisede të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Selin e ka vendosur Mateon përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë lidhur me rrugëtimin e tij dhe të Brikenës.
I pyetur se cili prej të dyve ka më shumë mundësi për të prekur finalen e madhe, Mateo nuk ka hezituar të zgjedhë partneren e tij, duke u përgjigjur shkurtimisht se Brikena do të jetë ajo që kalon.
Biseda ka vijuar më tej me një tjetër skenar të ngritur nga Selin, e cila e ka pyetur Mateon nëse largimi i mundshëm i njërit prej tyre përpara finales mund të vijë si pasojë e raportit që ata kanë krijuar brenda shtëpisë.
Ai ka sqaruar se gjykimi i publikut bazohet te karakteret individuale dhe jo domosdoshmërisht te lidhja si një e tërë.
Lidhur me këtë temë, Mateo u shpreh:
“Unë mendoj se raporti jonë është parë dhe është gjykuar mjaftueshëm nga publiku dhe nuk besoj se kjo do të ndikonte se Brikena gjykohet për Brikenën dhe Mateo gjykohet për Mateon, jo për marrëdhënien por për atë çfarë i kanë dhënë kësaj marrëdhënie, çfarë i kanë dhënë Big Brotherit dhe çfarë kanë treguar nga karakteri i tyre.”
Kujtojmë se marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka qenë një nga dinamikat më të diskutuara të këtij edicioni, duke u përballur shpesh me situata të ndryshme që kanë tërhequr vëmendjen e vazhdueshme të opinionit publik përgjatë gjithë zhvillimit të lojës.
