Gazetari i njohur konfirmon pjesëmarrjen në Ferma Vip: Do na marrë malli

Gazetari Ermal Qori përmes një  Instastory që ka publikuar së fundmi ka lënë të kuptohet se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”.

Në Instagram ai ka postuar një foto ku shfaqet një moment relaksi me puro dhe kafe, Ermal Qori shoqëron imazhin me një mesazh që nuk kaloi pa u vënë re: “Se do t’na marr malli për ditët në liri”. 

Emra të tjerë që përfliten se do t’i shtohen kastit të konkurrentëve janë: Romir Zalla, Mimoza Ahmeti, Jonida Maliqi, Fabjola Elezaj, Sara Karaj.