Dron për Selinën në BBVA: Mesazhi misterioz i ndryshon menjëherë humorin (Video)

Gjatë ditës së sotme, një dron ka fluturuar mbi oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë një mesazh mbështetës për një nga banoret, Selinën.

Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e menjëhershme të të gjithë atyre që ndodheshin në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Banderola e bashkangjitur në mjetin fluturues përmbante një tekst inkurajues të dedikuar posaçërisht për të, ku shkruhej:

“Të gjithë jashtë me ty drejt fitores Selin – The Queen Selin, Go Family”.

Edhe pse dërguesi i saktë mbetet i paidentifikuar, përmbajtja e mesazhit lë të kuptohet se kjo nismë është organizuar nga të afërmit ose mbështetësit e saj.

Kjo surprizë ka ndikuar dukshëm në gjendjen emocionale të banores, duke i dhënë një shtysë pozitive në një moment të rëndësishëm të lojës.

Kujtojmë se javët e fundit Selin kishte shfaqur një tërheqje nga dinamikat e shtëpisë dhe ishte parë më e heshtur, një gjendje kjo që erdhi si pasojë e eliminimit dhe largimit nga gara të Gimbos.