“7 kamera për çdo konkurrent”/ Detajet e reja për Ferma VIP 3 kanë për t’ju habitur

Regjisori i “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj, ka dhënë detaje të reja rreth përgatitjeve për edicionin e ri të këtij formati, duke u ndalur specifikisht te pajisjet dhe teknologjia që do të përdoret për transmetimin.

Ai shpjegoi se regjia, e cila ka marrë pamjen e një nëndetëseje, do të shërbejë për të ndjekur banorët pandërprerë gjatë 24 orëve.

Për të garantuar mbulim të plotë vizual, produksioni ka llogaritur një numër të lartë kamerash për çdo pjesëmarrës, ndërkohë që numri total i tyre po mbahet i fshehtë për të mos dhënë të dhëna mbi numrin e konkurrentëve që do të nisin rrugëtimin natën e parë.

Grishaj theksoi gjithashtu se cilësia e imazhit do të jetë e së njëjtës kategori me atë të ngjarjeve më të rëndësishme sportive në botë.

Lidhur me këtë investim teknologjik, regjisori u shpreh:

“Kjo regji është teknologjia e fundit, do të kemi 7 kamera për fermer, nuk do të tregojmë sa kamera janë në total se nuk duam të zbulojnë numrin e fermerëve që do të hyjnë natën e parë. Kemi vendosur në shtëpi kamerat me kualitetin më të lartë dhe këtë vit cilësia do të jetë më e mirë. Me këto kamera që do të xhirohet ferma këtë vip, është xhiruar Super bowl, do të xhirohet finalja e Champions League dhe Kampionati Botëror.”

Theksojmë se ky edicion i tretë i formatit pritet të vijë me një përmirësim të ndjeshëm në anën vizuale dhe teknike krahasuar me sezonet e kaluara.