“Ngacmim seksual. Denoncojeni!”/ Zhaklina publikon pamjet, reagojnë menjëherë familjarët e Rogertit (Video)

Një koment i bërë nga Rogerti në drejtim të Selinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” ka shkaktuar një reagim në rrjetet sociale mes opinionistes Zhaklin Lekatari dhe familjarëve të banorit që menaxhojnë llogarinë e tij.

Gjithçka ka marrë shkas nga një video e qarkulluar, ku Rogerti i drejtohet Selinës me fjalët: “O Selin, që e ke djathin brinë…hajde njëherë”.

Ky moment është interpretuar nga Lekatari si një formë ngacmimi ndaj banores. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka etiketuar familjen e Selinës, duke u sugjeruar që të marrin masa ligjore bazuar në Kodin Penal.

Në qëndrimin e saj, ajo ka shkruar saktësisht:
@selinbollatii dua të informoj familjarët e Selinës që ky quhet ngacmim seksual. Neni 108/a – Ngacmimi seksual. Shto këtu Ngacmimi (stalking) → Neni 121/a. Për mendimin tim Rogertin denoncojeni në prokurori.”

Ky postim nuk ka kaluar pa një përgjigje nga familjarët e Rogertit. Përmes një mesazhi privat, të cilin vetë Zhaklina e ka ndarë më pas në profilin e saj, ata kanë sqaruar se e gjithë situata është një keqkuptim gjuhësor.

Ata theksojnë se fjala e përdorur nga Rogerti nuk ka konotacionin e pretenduar prej saj, por i referohet një termi dialektor.

Në mesazhin e tyre drejtuar opinionistes thuhet:
O zot fole ti kryeprokurorja që i din nenet mirë kuptoje njëherë çfarë ka thënë pastaj tregoji njerëzve nenet o Zhaklin. Ka thënë Brinë Djathin që do të thotë ‘Shëllirë’ jo Vrimë o Zhaklin se ju ka ngel mendja te Vrima”

Përdorimi i zhargonit dhe fjalorit krahinor shpesh krijon hapësira për keqinterpretime, të cilat jo rrallëherë bëhen objekt diskutimi mes ndjekësve dhe personazheve publikë që komentojnë dinamikat e shtëpisë.