Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte Mateon me çaj të nxehtë, ka alarmuar jo pak ndjekësit dhe vetë familjarët e Mateos.
Për të zbuluar të vërtetën pas këtij lajmi shqetësues, familjarët që menaxhojnë llogarinë e Mateos në Instagram nuk kanë humbur kohë dhe kanë kontaktuar drejtpërdrejt me Artanin.
Në një bisedë të publikuar së fundmi në InstaStory, zbardhet komunikimi mes tyre, i cili hedh poshtë të gjitha akuzat dhe vërteton se bëhet fjalë për një lajm tërësisht të rremë.
Në mesazhin e dërguar drejt faqes zyrtare të ish-banorit, familja e Mateos pyet:
“Përshëndetje. Ti e ke bërë këtë deklaratë apo është lajm fake?”
Përgjigjja nga llogaria e Artanit ka sqaruar gjithçka, duke theksuar se vetë ata e kishin rishpërndarë atë postim pikërisht për ta denoncuar si mashtrim.
Në përgjigje thuhet:
“Përshëndetje. Këtë kemi shpërndarë si lajm i manipuluar, nuk është postim nga Artani as deklaratë. Nëse shikon në kokë të postimit ka ‘Ja filluan dhe manipulimet’.”
Për të qetësuar të gjithë mbështetësit dhe fansat e shqetësuar nga ky “skenar” i rremë i qarkulluar online, familja e Mateos e ka shoqëruar screenshot-in e bisedës me një mesazh mjaft pozitiv dhe sportiv:
“Flini të qetë. S’e lëndon kush Fraten tonë 🤣🤍”

Ky reagim i menjëhershëm ka mbyllur kështu përfundimisht aludimet për këtë ngjarje, duke konfirmuar se gjithçka ishte thjesht një manipulim i rrjeteve sociale.
