Pas leximit të zarfit nga Vëllai i Madh, ku banorëve u kërkohej të reflektonin dhe të zgjidhnin se cili prej tyre meriton të fitojë “Big Brother VIP 5”, konkurrentët kanë nisur të japin argumentet e tyre.
Një nga deklaratat më të forta dhe të drejtpërdrejta ka ardhur nga Selin.
Gjatë fjalës së saj, ajo nuk u mjaftua vetëm me dhënien e emrit të preferuar për çmimin e madh, por zgjodhi të bëjë edhe një analizë të ashpër për atë që, sipas saj, nuk e meriton absolutisht të shpallet fitues.
Pa i kursyer kritikat, Selin foli për një lojë të mbushur me ofendime, akuza dhe përfshirje të familjarëve.
Për të argumentuar qëndrimin e saj, ajo u shpreh saktësisht:
“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një anë komplet kokë e këmbë të errët, duke luajtur një lojë të egër, duke arritur të përmendë familjarë, ofendime, akuza, vetëm për të ecur përpara në këtë lojë dhe për të ngjitur shkallët e kësaj loje, për personin që herë pas here është gjendur në situata shumë të vështira saqë nuk ka arritur dot të mbrojë as veten e tij. Emri im për personin që nuk do ta fitojë kurrë është Rogerti dhe për atë që mendoj fitues është Brikena.”
Kjo deklaratë rikonfirmon edhe një herë tensionet dhe përplasjet e vazhdueshme mes Selinës dhe Rogertit gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër zbulon mbështetjen e saj të hapur për Brikenën si pretendenten kryesore për të fituar këtë edicion.
