Deklaratat e fundit të Romeo Veshajt lidhur me përfundimin e marrëdhënies me Heidi Bacin kanë sjellë një reagim të drejtpërdrejtë nga kjo e fundit.
Gjatë një interviste për mediat, Romeo e përkufizoi raportin e tyre si një lidhje tremujore jashtë shtëpisë, e cila përfundoi me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për jetën.
Megjithatë, kjo mënyrë se si u paraqit historia e tyre në publik, nuk është pritur mirë nga Heidi. Në emisionin “Wake Up”, ajo ka zgjedhur të thyejë heshtjen dhe të ndajë këndvështrimin e saj, duke u shprehur e lënduar nga fjalët e përdorura dhe nga trajtimi i kësaj teme në media.
Ajo theksoi se për të, kjo marrëdhënie nuk mund të reduktohet në një afat kohor tremujor, pasi ka përfshirë ndjenja të vërteta dhe sakrifica personale.
Gjatë intervistës, Heidi u shpreh saktësisht:
“Ndonjëherë është e nevojshme të japim një sqarim, aty ku heshtja mund të merret si pohim të disa gjërave që mund të thuhen. Nuk janë fare ashtu siç i mendoj unë. Jam mërzitur, jam lënduar për se si është folur për atë marrëdhënien time dhe jam menduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, se si është paraqitur në publik. Janë disa gjëra që nuk më pëlqejnë kur të tjerë flasin për këndvështrimin tim ose është heshtje ose më mirë mos të devijojë sepse aty më duket sikur tall njerëzit të cilët të kanë suportuar dhe ndjenjat e asaj gjëje që kanë qenë. Të paktën nga këndvështrimi im nuk ka qenë një gjë 3 mujoreshe siç u paraqit por nga ana ime ka patur sakrificë, ka patur përkushtim, ka patur ndjenja.”
Më tej, ajo kritikoi edhe mënyrën se si situata u trajtua nga gazetarët e pranishëm gjatë intervistës së Romeos, duke e cilësuar qasjen e tyre si fyese ndaj historisë dhe publikut që i ka mbështetur.
“Përsa i përket pastaj edhe pjesës së dy orëshit, tre orëshit, tre mujorëshit, kjo tallja, unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njoh, nuk ia njihja ekzistencën, duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi, nuk më pëlqeu dhe mu duk fyese. Nuk jam unë ajo vajzë, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha me ndjenjat e publikut që më kanë mbështetur, dhe sidomos me të miat. Çdo gjë ka qenë shumë reale, nuk përkufizohet respekti në këto fjalët. Është bërë një premtim që nuk doja të flisja, sepse ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua,” përfundoi ajo.
Kujtojmë se dyshja u njoh dhe krijoi një lidhje mjaft të ndjekur mediatikisht brenda edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, një raport i cili përfundoi disa muaj pas daljes së tyre nga formati televiziv.
