Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Hygerta Sako, ka folur së fundmi rreth motiveve që e shtynë të izolohej në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
E ftuar në podcastin “iMedia Creative”, ajo ka ndarë detaje të sinqerta rreth vendimit të saj, duke pranuar për herë të parë se ka pasur një marrëveshje financiare me produksionin.
Gjatë intervistës, moderatorja u pyet drejtpërdrejt se çfarë i mungonte dhe pse zgjodhi të bëhej pjesë e një reality show të tillë.
Në përgjigjen e saj, Hygerta shpjegoi se si një kryefamiljare me angazhime të përditshme në punë, vendimi për t’u shkëputur për një kohë të gjatë nuk mund të bazohej vetëm te dëshira për vëmendje publike.
Lidhur me këtë aspekt, ajo u shpreh:
“Oferta ishte joshëse. Tani duhet ta pranoj këtë gjë. 102 ditë nuk janë pak. Duke qenë se jam në punë, jam kryefamiljare nuk mund të iki dhe të them mirupafshin çdo gjëje thjesht për t’u futur në një format të këtij lloji apo thjesht për audiencë. Sigurisht që ka një kosto ekonomike edhe kjo gjë. Audienca ka qenë arsyeja madhore.”
Kujtojmë se çështja e pagesave për personazhet publikë gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP” ka qenë shpesh temë diskutimi në media, por është e rrallë që ish-banorët të flasin kaq hapur dhe drejtpërdrejt për anën financiare të kontratave të tyre.
