Ish-finalistja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, feston sot 30-vjetorin e lindjes.
Për të shënuar kalimin në këtë dekadë të re të jetës së saj, ajo ka zgjedhur një mënyrë të veçantë festimi, duke i bërë vetes një dhuratë në rrafshin profesional.
Në vend të një feste tradicionale private, Xheneta ka vendosur të rikthehet në ekran për ta ndarë këtë ditë me publikun.
Ajo është bërë zyrtarisht pjesë e programit “E Diell” në televizionin Top Channel, duke nisur kështu një angazhim të ri dhe duke hapur një kapitull tjetër në karrierën e saj.
Kujtojmë se Xheneta arriti të fitojë një mbështetje të gjerë nga audienca gjatë rrugëtimit të saj deri në finalen e “BBVK”, ndërsa ky rikthim i menjëhershëm në televizion paralajmëron projekte të reja për të në vazhdim.
