Selin habit rrjetin, shihet duke vendosur hudhër në gjoks, por pse?!

Gjatë transmetimit të spektaklit “Prime” të mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP 5”, Selin ka tërhequr vëmendjen me një detaj mjaft të veçantë në paraqitjen e saj.

Përtej dinamikave dhe debateve të formatit, ajo ka ndarë me publikun dhe banorët një veprim të lidhur ngushtë me besëtytnitë popullore.

Ajo ka treguar se kishte vendosur një thelb hudhre në pjesën e gjoksit. Sipas shpjegimit të vetë banores, kjo zgjedhje nuk ishte aspak e rastësishme, por një masë mbrojtëse tradicionale për ta ruajtur atë nga energjitë negative apo, siç njihet rëndom, nga mësyshi.

Theksojmë se përdorimi i elementeve të tilla supersticioze nuk është një fenomen i ri në shtëpinë e “Big Brother”, pasi shpeshherë banorët zgjedhin të mbështeten te traditat popullore për t’u përballur me presionin e garës dhe vëmendjen e lartë të publikut.