Raporti Selin-Mateo, vjen reagimi i Gimbos

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kanë marrë një tjetër drejtim pas eliminimit të Gimbos të martën, duke ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhënien mes Selinës dhe Mateos.

Raporti mes tyre ka pësuar një krisje të dukshme, e cila u kthye në qendër të diskutimeve gjatë spektaklit të fundit.

I pranishëm në studio, Gimbo tregoi se e ka ndjekur debatin mes partneres së tij dhe mikut të tij të dikurshëm. Gjatë fjalës së tij, ish-banori mbajti një qëndrim të drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj Mateos, duke vënë në dyshim sinqeritetin e veprimeve të tij të fundit.

“Mateo ka vepruar shumë keq në disa situata. Tani që kam dalë jashtë e kam parë më mirë se kur isha brenda. Do ishte më mirë që Mateo këto muhabete t’i bënte sa isha unë ende në shtëpi dhe jo tani që kam dalë. Edhe nëse thotë që ‘Selin e kam përkrahur në lidhje me Gimbon’, duhet të kallzonte të njëjtën gjë dhe kur kam dalë unë. Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!”.

Sipas Gimbos, qëndrimet e reja dhe deklaratat që Mateo po bën tani, duhet të ishin shprehur dhe ballafaquar në kohën kur ata ishin të dy banorë nën të njëjtën çati. Ai la të kuptohet se koha që Mateo ka zgjedhur për të reaguar — pikërisht pas largimit të tij nga loja — lë vend për dyshime mbi vërtetësinë e këtyre reagimeve.

Largimi i Gimbos e ka vendosur Selinën në një pozicion ku i duhet të përballet e vetme me zhvillimet e reja brenda shtëpisë, duke rikonceptuar raportet e saj dhe duke u përfshirë në debate të vazhdueshme me ish-aleatët e tyre.