“I palexuar dhe i painformuar…”/ Familja e Selinës kritika të forta Arbër Hajdarit, publikojnë edhe “prova” (Foto)

Polemikat e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” rreth një deklarate të Selines për mirditorët se janë “të pabesë”, janë shoqëruar me reagime edhe jashtë saj.

Çështja, e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, u trajtua edhe gjatë spektaklit “Prime” mbremë, ku opinionisti Arbër Hajdari i drejtoi Selines kritika të forta.

Në përgjigje të këtyre kritikave, familja e Selines, e cila momentalisht menaxhon rrjetet e saj sociale, ka bërë një reagim në Instagram.

Fillimisht, ata kanë publikuar një video ku Selin kërkon falje dhe sqaron se çfarë ka dashur të thotë saktësisht me deklaratën e saj.

Më tej, në një tjetër slide, ata kanë ndarë një mesazh që, siç shprehen, ua ka dërguar “një vajzë nga Miredita”.

Ky mesazh zbulon një shprehje tradicionale: “Mirditorët më shpejt japin gruan se sa besën.” Përmes kësaj “prove”, familjarët synojnë të dëshmojnë se shprehja e përdorur nga Selin ka një burim dhe kuptim të saj.

Në një shkrim të kësaj fotoje, familja ka bërë një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj opinionistit. Ata shkruajnë:

Plasi histeria në rrjet për një shprehje që nuk e dinë se ekziston fr dhe rrjeti mirëkuptohet të mos e dijë se jo të gjithë lexojnë; por opinionisti në televizion kombëtar nuk i shkon të jetë i palexuar dhe i painformuar.”

Postimi shton edhe fjalinë: “Por ça nuk pamë Këtë vit.”

Për të forcuar argumentin e tyre, familja e Selines ka ndarë edhe një slide tjetër, që tregon një kërkim në Inteligjencën Artificiale. Aty thuhet:

Shprehja ‘Mirditorët më parë japin vajzën se besën’ (ose ‘besën se vajzën’ në varësi të kontekstit të nderit) thekson rëndësinë absolute të Besës në kodin zakonor të Mirditës dhe Shqipërisë së Veriut. Besa, si fjalë e dhënë dhe premtim i shenjtë, vlerësohej mbi çdo gjë tjetër, madje shpesh edhe mbi jetën apo familjen, duke mishëruar nderin, burrërinë dhe besueshmërinë.”

Në përshkrimin e këtij postimi, familja ka përcjellë një mesazh respekti: “Respekt për çdo krahinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen! Selin foli, kërkoi falje dhe bëri të qartë çdo gjë! Faleminderit.”

Kujtojmë se kjo ngjarje nisi pasi Selin bëri një deklaratë ku u shpreh se nuk u zë besë mirditorëve, gjë që solli reagime të shumta dhe u kthye në një temë debati.