Familja e Selin kërkon menjëherë përjashtimin e Juelës: Publikojnë pamjet e rënda (Video)

Një tjetër përplasje e ashpër verbale ka ndodhur gjatë publicitetit të spektaklit të mbrëmshëm në “Big Brother VIP 5”, këtë herë mes Juelës dhe Selinës.

Fjalori i përdorur ka sjellë një reagim të menjëhershëm jashtë shtëpisë, ku familjarët e Selinës po kërkojnë marrjen e masave disiplinore nga produksioni.

Gjatë debatit, Juela i është drejtuar Selinës me tone të ashpra, duke u shprehur saktësisht:
Ti je ajo femër që shitesh me 0 pas. Unë nuk shitem ashtu. Duhet të kesh kujdes me mua se me mua përcëllohesh, unë të djeg nga koka tek këmba!”

Pas këtyre pamjeve, llogaria zyrtare e Selinës, e cila menaxhohet nga familjarët e saj, ka reaguar përmes një postimi të gjatë. Ata e kanë cilësuar këtë situatë si një sulm të pastër dhe të qëllimshëm, duke theksuar se limitet e një debati normal janë kaluar.

Në deklaratën e plotë të familjes thuhet:
!? TI SHITESH ME SHUMË ZERO///TË DJEG NGA ΚΟΚΑ ΤΕΚ ΚËMBËT!? Është hera e parë që po reagoj për këtë vajzë, por boll është boll. Edhe pasi ka ofenduar, denigruar vazhdimisht dhe ka hedh insinuata të pavërteta ndaj Selinit, prap vazhdon pa asnjë limit. Ky nuk është një debat normal, ky është sulm i pastër dhe i qëllimshëm. Ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë ama kjo vijë është kaluar kohë më parë. Selin dhe askush tjetër nuk e meriton këtë trajtim. Të ngrihesh edhe të shkelësh tjetrin nuk të bën më të fortë përkundrazi tregon shumë për ty! MJAFT”

Theksojmë se kjo kërkesë nga familja e Selinës mbështetet në një precedent të mëparshëm brenda këtij edicioni.

Kohë më parë, banorja Greta Kazazi u përjashtua përfundimisht nga gara me zarf të zi, pikërisht për shkak të një fjalori denigrues të përdorur në atë kohë drejtuar vetë Juelës.

Tashmë, publiku dhe familjarët janë në pritje për të parë nëse produksioni do të mbajë të njëjtin qëndrim dhe standard edhe për këtë rast.