Rrugëtimi i Dj Gimbo në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mund të ketë përfunduar, por zëri dhe mendimi i tij për dinamikat e lojës vazhdojnë të dëgjohen me interes.
I ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori është vënë përballë një pyetjeje mjaft të drejtpërdrejtë dhe të shpeshtë për ata që sapo dalin nga shtëpia: Kush janë 5 finalistët që e meritojnë të shkojnë deri në fund?
Pa shumë hezitim, Gimbo ka nisur të rreshtojë emrat e banorëve që, sipas tij, kanë treguar potencialin dhe karakterin e duhur për të qenë pjesë e garës finale për çmimin e madh.
Listën e tij e hap me Selinën dhe Stenaldon, me pas përmend Rogertin dhe dy emrat e fundit që plotësojnë pesëshen e tij finale janë Mateo dhe Shendriti.
Ndonëse çdo gjë varet nga dinamikat që ndryshojnë dita-ditës dhe nga vetë publiku, ky është një parashikim i sinqertë i një lojtari që i ka njohur nga afër të gjithë. A do të dalë i saktë ky parashikim i Gimbos? Mbetet për t’u parë!
